Lajme

Qentë dhanë sinjal për një person nën rrënoja, vazhdojnë kërkimet në Mira Mare

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 29 November 2019

Forcat malazeze, serbe dhe kroate bashkë me ato shqiptare po vijonë edhe sot kërkimet nën rrënojat e hotelit Mira Mara në Durrës.

Ashtu sikur të enjtën, vazhduan kërkimet edhe me qentë e trajnuar, të cilët tashmë kanë dhënë sinjale se mund të jetë edhe një trup nën rrënojat e hotelit, shkruan gazeta inFokus.

“E vetmja pikë ku kërkohet nën rrënoja, po punojnë forcat malazeze dhe serbe bashkë me ato shqiptare. Dyshohet për një person në rrënoja. Nuk ka familajrë të tij që të jenë të interesuar, ka kureshtarë po jo ndonjë të afërm që të na ndihmojë se kush është”, ka thënë gazetarja Esiona Konomi.

-Advertisement-

Ndërsa, të enjten, në këtë vend, ka qëndruar gjatë ditës edhe ekipi i gazetës inFokus, nga ku është nxjerrë një trup i pajetë.

Ndërsa, pavarësisht se aty për një kohë ishte ndërprerë kërkimi, qytetarë të zonës së plazhit, ku ndodhet edhe hoteli, i patën thënë ekipit të gazetës inFokus, se dyshohet që brenda nën rrënoja, ka ende edhe persona të tjerë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera