Lajme

“Qenke rrezitur kryeministër”, – Kështu e priti opozita kthimin e Kurti në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 14 July 2022

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas nëntë ditë qëndrimi në Greqi.

“Qenke rrezitur” ishin fjalët me të cilat shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka pritur në seancë parlamentare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Qëndrimi i Kurtit atje është kritikuar nga partitë opozitare.

-Advertisement-

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, të mërkurën i bëri thirrje Kurtit që të rikthehet në Kosovë dhe të merret me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, të cilët sot, sipas saj, janë në luftë për ekzistencë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera