Fun & Video

Qeni shkon drejt vdekjes përballë ujkut për të shpëtuar 10-vjeçarin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 30 December 2020

Një ngjarje e pabesueshme është shënuar në Rusi ku një qen ka ngordhur gjatë betejës së tij me një ujk për të shpëtuar pronarin e tij 10 vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qeni i racës “Jack Russell’ ka ngordhur gjatë përleshjes me ujkun.

Ndërkohë fëmija, i identifikuar si Yemelyan po luante “kukafshehthi” me motrën e tij në Republikën e Komit në veri të Rusisë.

-Advertisement-

Jack Russell dalloi rrezikun ekstrem që po i afrohej vogëlushit dhe vrapoi me shpejtësinë e erës për të sfiduar ujkun gjigant. Ndërkaq kamerat e sigurisë së shtëpisë së familjes kanë kapur edhe momentin e sulmit.

Nga pamjet e videos shikohet momenti i sulmit dhe dëgjohen edhe ulërimat e qenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera