Lajme

Qendron Kastratit flet pas shërimit nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 02 July 2020

I pari i Komunës së Kamenicës ishte i infektuar nga koronavirusi.

Mirëpo ai sot ka deklaruar se është i shëruar nga COVID-10, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Kastrati ka thënë se nuk ka pasur as një simptomë ani pse ai kishte dal poztivë.

-Advertisement-

“Sipas protokollit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, konsiderohet se jam shëruar plotësisht nga pandemia COVID-19.Janë bërë 25 ditë që nga kontakti me një person që ka rezultuar pozitiv, 21 ditë prej që jam izoluar dhe 17 ditë nga testimi për këtë virus. Për gjithë këtë periudhë fatmirësisht nuk kam pasur asnjë simptomë dhe konsiderohet që kam qenë prej të infektuarve asimptomatik”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se shqetësimi i tij më i madh ishte mundësi për bartjen e virusit tek te tjerët, mirëpo fatmirësisht asnjë kontakt i tij nuk është infektuar.

“Por, në këtë situatë unë jam tejet i lumtur që asnjë nga kontaktet e mia nuk kanë rezultuar pozitiv, përfshirë këtu familjen e kolegët. Arsyeja është shumë e thjeshtë! Kujdesi dhe respektimi i udhëzimeve nga organet kompetente. Këtë periudhë, zyrën e kam zhvendosur në shtëpi dhe kam punuar prej aty, kurse tani do i rikthehem punës në komunë për qytetarët tanë”, ka shkruar Kastrati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera