Fokus

Qëndron Kastrati nuk ndryshon mëndje, do ti mbyllë shkollat

Autori: Lindita Berisha 16:49 | 16 September 2019

Pas protestës së organizuar të hënën, nga nxënësit dhe mësimdhënësit në mbrojtje të shkollave në Komunën e Kamenicës ka reaguar Drejtoria komunale e Arsimit në këtë komunë.

Mirhane Morina ushtruese detyre në Drejtorinë e Arsimit në Kamenicë ka thënë së qëndrimi i Sindikatës së Bashkruar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës është pa kompetencë dhe se nuk do të mund t’i bëjë udhëheqësit e komunës së Kamenicës të ndryshojnë mendim lidhur me shkollat që janë praparë të mbyllen.

Qëndron Kastrati, i pari i Kamenicës kohë më parë kishte marrur një vendim në kuadër të procesit të reformave që të bëhet fuzionimi apo bashkimi i disa shkollave në një objekt.

-Advertisement-

“Kjo protestë sot ishte një fushat e ndyrë në kuadër të fushatës politike zgjedhore, gjë që pa kompetencë Rrahman Jashari  thotë që hapet shkolla e mbyllet shkolla, por ai kqyr me masku dështimin e SBASHK-ut  në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve me këto deklarata të mëdhaja shkolla  shqipe mbyllet e mosmbyllet. Qëndrimi i tij është i parëndësishëm  për më tërheq vendimin, por  qëndrimi i të gjithve bashk nuk na bind për me ndryshu vendimin”, ka thënë Morina në një prononcim për gazetën inFokus.

Morina ka shtuar se shqetësimi për nxënësit të cilët udhëtojnë me kilometra është i pabazë pasi që sipas saj në kuadër të planifikimit arsimor hyn edhe transporti i siguruar nga MASHT-i.

Se a do të mund t’i ruajnë mësimdhënësit vendet e tyre të punës Morina është shprehur se nuk  është e mundur që të themi që s’ ka msimdhansa që do t mbeten pa punë.

 

Qëndron Kastrati gjithashtu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook thënë se SBASHK-u është vënë në mbrojtje të  intersave klienteliste.

“SBAShK-u është vënë në mbrojtje të interesave klienteliste që e kanë sjellur arsimin në këtë gjendje. Edhe si mënyrë edhe si qëndrim ai është në linjën e pushtetit të deritashëm. Shkollën e sheh si objekt, kurse arsimin thjesht si vend pune, pa e vrarë mendjen për cilësinë, dijen e zhvillimin”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera