Qëndron Kastrati i shkruan letër kryetarit të zgjedhur të Kamenicës, Kadri Rahimaj
Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 19 November 2021
Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati nëpërmjet një letre publike ia ka uruar fitoren kryetarit të zgjedhur të kësaj komune, Kadri Rahimaj, duke ia dhënë edhe disa sugjerime.
Kastrati ka shkruar se duke qenë se besimi në institucione nga ana e qytetarëve vazhdon të jetë i ulët, shpreson se Rahimaj do të vazhdon përpjekjen për instalimin e një qeverisje që nuk e keqpërdorë paranë publike.
“Në kuadër të kësaj, për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë demokratike është e domosdoshme që kabineti, por edhe stafi civil, të jetë divers duke përfshirë 50% të grave në pozita udhëheqëse, dhe përfshirje të minoriteteve në vendimmarrje.
Së dyti, tashmë është konfirmuar katërcipërisht që reforma në arsim është e domosdoshme për një arsimim cilësor dhe zhvillim të fëmijëve. Tani që e keni pushtetin, pres nga ti reflektim dhe jo veprime populliste. Në këtë rrafsh unë do të vazhdoj të jem aktiv, sepse siç e kam dëshmuar, kjo përpjekje i kalon ambiciet personale apo garën politike. Është një nga çështjet më të rëndësishme që Kosova duhet ta trajtojë seriozisht”, ka shkruar ai.
Letra e plotë e Kastratit:
I nderuar Kadri,
Më lejo të të uroj fitoren! Gara që lëmë pas ka përfunduar dhe tani për ty do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme. Mijëra njerëz presin nga ti udhëheqje të drejtë, të barabartë, dhe përparim të gjithëmbarshëm. Hallet e qytetarëve janë të shumta dhe shpresa për të ardhmen duhet të mos lëndohet.
Duke qenë se qytetarët vendosën për ofertën tuaj qeverisëse dhe ju keni dëshmuar që keni objektiva të ndryshme nga ne, dyshoj që do të ishe i hapur për sugjerimet e mia. Megjithatë, më lejo të të ofroj perspektivën time për disa çështje që i konsideroj veçanërisht të rëndësishme.
Fillimisht, duke qenë se besimi në institucione nga ana e qytetarëve vazhdon të jetë i ulët, shpresoj të vazhdosh përpjekjen tonë për instalimin e një qeverisje që nuk e keqpërdorë paranë publike. Në kuadër të kësaj, për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë demokratike është e domosdoshme që kabineti, por edhe stafi civil, të jetë divers duke përfshirë 50% të grave në pozita udhëheqëse, dhe përfshirje të minoriteteve në vendimmarrje.
Së dyti, tashmë është konfirmuar katërcipërisht që reforma në arsim është e domosdoshme për një arsimim cilësor dhe zhvillim të fëmijëve. Tani që e keni pushtetin, pres nga ti reflektim dhe jo veprime populliste. Në këtë rrafsh unë do të vazhdoj të jem aktiv, sepse siç e kam dëshmuar, kjo përpjekje i kalon ambiciet personale apo garën politike. Është një nga çështjet më të rëndësishme që Kosova duhet ta trajtojë seriozisht.
Së treti, Kamenica ka shumë probleme infrastrukturore të cilat kanë nevojë për zgjidhje. Mirëpo më shumë se sa për asfalt, Kamenica ka nevojë për gjallëri. Kjo do të thotë investim në aspekte të padukshme të qeverisjes, kjo nënkupton qasje jo populliste dhe përkushtim të palodhshëm në detaje. Por, më besoni që nëse do të bëni mirë në ndonjë dimension të qeverisjes, ky do të ishte investimi më i mirë që mund të bëni.
Udhëheqja e një vendi si Kamenica ishte nder për mua dhe do të jetë nder për secilin. Unë kam lënë shumëçka të jetës sime personale anash për komunitetin, dhe do ta bëja secilën herë. Ne duhet të japim shembull para së gjithash. Kjo s’do të thotë që shëndetin personal duhet ta lësh anash.
Të uroj fat dhe suksese në këtë proces. Unë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi do të jemi të gatshëm të kontribuojmë për të mirën e qytetarëve. Mos na kurse!
Të tjera
-
Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euro...
-
Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Bet...
-
AMMK: Gjendje e rëndë e ajrit në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka thewksuar se të mërkurën cil...
-
Franca padit adoleshenten myslimane që dyshohet se gënjeu se është goditur nga mësuesja e saj
Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e ci...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...
-
Daçiq i zemëruar ndaj Dora Bakoyannis, shkak raporti për Kosovën në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është shfaqur i zemëruar...
-
Dy persona gjenden të vd*ekur në Prishtinë në dy raste të ndara
Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në ra...
-
Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu na kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë t...
-
Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakr...
-
Ndahen tetë milionë euro për 11 komuna
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se...
-
Tetë mjekë dhe dy profesorë s’e kanë deklaruar fare pasurinë, ja lista
Më 12 mars ka qenë afati i fundit kur mjekët dhe profesorët është dashur të b...
-
Po garonin me vetura, policia gjobit dy shoferë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë janë gjobitur dy vozitës, të cil...