Lajme

Qëndrimi i Greqisë për Kosovën “nevrikos” Serbinë, Brnabiq anulon vizitën në Delphi

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 25 April 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, hoqi dorë nga pjesëmarrja në Forumin Ekonomik në Delphi për shkak të qëndrimit neutral të Greqisë në Këshillin e Evropës gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë, raportuan mediat serbe, duke cituar informacione nga burime diplomatike.

Greqia është një nga pesë vendet që abstenoi dje gjatë votimit të kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, ndonëse është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi dje që kërkesën e Kosovës për procedurë të mëtutjeshme t’ia përcjell Asamblesë Parlamentare të asaj organizate dhe përfaqësuesit e 33 vendeve votuan pro, ndërsa shtatë ishin kundër (Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Qiproja, Spanja dhe Hungaria), dhe pesë abstenuan (Greqia, Sllovakia, Moldavia, Ukraina dhe BiH). Armenia nuk votoi.

-Advertisement-

Lidhur me mënyrën e votimit të vendeve të caktuara, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët ka thënë se do të ketë ndryshime të thella dhe thelbësore në politikën e jashtme të Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera