Lajme

Qendrimet në PD/ Paloka: Po harroni vjedhjet e Ramës, Topallaj: Kemi 7 ministri në qeveri

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 15 August 2017

Pak para fillimit të sesionit të ri parlamentar, PD e gjen veten të ndarë në dy grupe, ata që akuzojnë Ramën për vjedhjen e zgjedhjeve në 25 qershor dhe pala tjetër që kërkon nga Basha që të tërheqë ministrat teknikë nga kabineti.

Disa prej anëtarëve të PD, mes tyre edhe anëtari i këshillit bashkiak, Fabian Topollaj nuk e kupton qëndrimin e Bashës, që vijon të mbajë në qeveri 7 ministrat teknikë.

Po reagimit të tij i përgjigjet kryetari i grupit të PD, Paloka i cili kërkon që demokratët të fajësojnë Ramën që vodhi zgjedhjet, sipas tij.

-Advertisement-

Ministrat teknikë u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si garanci për opozitën për zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe pse procesi mbaroi, rezultati u pranua dhe certifikua, ata vijojnë që të jenë ende në detyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera