Lajme

Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave dhe Shtypit kërkon hetime për pajisjen gjurmuese ndaj Vehbi Kajtazit

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 31 October 2024

Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave dhe Shtypit ka kërkuar që të nisin hetime të pavarura dhe profesionale që spiunët ndaj gazetarëve të dalin para drejtësisë.

“U bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të kryejnë një hetim të pavarur dhe profesional që ata që spiunojnë gazetarët të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, thuhej në reagim.

“Jemi të alarmuar nga pajisja gjurmuese e gjetur në automjetin e gazetarit nga Kosova, Vehbi Kajtazi, pak ditë pasi ai dhe gazetarë të tjerë shprehën shqetësimet se po përcilleshin nga anëtarë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës”, thuhej më tej në reagim.

-Advertisement-

“Më 31 tetor 2024, një pajisje e zezë gjurmuese (GPS) është gjetur në automjetin e Vehbi Kajtazit, gazetar dhe themelues i medias online ‘Paparaci’. Kajtazi e kishte dërguar automjetin për kontroll të zakonshëm dhe u informua nga automekaniku se kishte gjetur një pajisje të ngjitur në automjetin e tij. Kajtazi menjëherë ka informuar policinë që ka arritur në vendngjarje, hoqi pajisjen dhe nisi hetimet”, thuhej në raportimin e Qendrës Evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera