Qendra e Studentëve kundër mbylljes së gastronomisë: Detyrohemi ta mbyllim edhe menzën
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 05 April 2021
Masat e reja anti-Covid që janë paralajmëruar se do të prezantohen sot nga Ministria e Shëndetësisë, mund të ndikojnë edhe në mbarëvajtjen e procesit mësimore të studentëve. Kjo, pasi nëse do të ketë mbyllje të lokaleve të gastronomisë, duhet të mbyllet edhe menza e studentëve, shkruan Gazeta Express
Sfishta deklaroi për Express se ende nuk ka asnjë informatë zyrtare rreth masave të reja anti-covid, por që në rast të mbylljes së gastronomisë, menza e studentëve nuk mund të funksionojë.
“S’kemi asnjë vendim për masa të reja, s’kemi vendim të qartë, përpos çka po lajmëroni ju mediat. Nëse merret vendim për mbyllje të gasatronomisë, ne duhet ta mbyllim menzën, nëse mbyllet menza studentët nuk kanë ku të ushqehen. Është vendim që ka reaksione zinxhir”, ka deklaruar Sfishta.
Sfishta tha se nëse lejohet shërbimi “merr me vete” është e mundur që edhe menza të funksionojë.
“Deri tash jemi duke funksionuar me rekomandimet që e i kemi pasur deri më tash. Nëse mbyllet gastronomia por lejohet “take aëay” mund të funksionojmë, ju japim me vete, nëse ka mbyllje totale duhet ta mbyllim edhe ne menzën. Studentët nuk i detyrojmë të shkojnë në shtëpi, por nuk kanë ku hanë bukë”. Ka deklaruar Sfishta.
Ndryshe, të shtunën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një mbledhje virtuale me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve.
Në atë takim është propozuar që për 12 ditë të mbyllen lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat dhe shkollat.
Kundër mbylljes kanë dalë gastronomët, pasi kanë deklaruar se ministri Vitia, nuk është koordinuar për masat e reja.
Po ashtu kundër këtyre masave kanë dalë edhe disa komuna, të cilat pas takimit virtual me ministrin e Shëndetësisë që kanë pasur të dielën, kanë deklaruar se i kanë kërkuar të mos ketë mbyllje, por respektim dhe mbikëqyrje rigoroze të masave që janë në fuqi.
Të tjera
-
Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë
Në fund të muajit mars, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura...
-
Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri. Ky fluks i madh...
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha se Pekini zyrtar p...
-
PDK paralajmëron konferencë për media nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie në oborrin...
-
“Vaksinat kundër Covid-19 duhet të quhen Trumpcine”
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se cila parti politike i ka bërë ftesë
Hoxha Shefqet Krasniqi, ka folur rreth ofertave që ka pasur nga partitë polit...
-
NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars
Në Mars ekzistojnë edhe dunat blu, siç tregohet nga një imazh i ri i NASA’s n...
-
Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19
Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e S...
-
Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që j...
-
Osmani tregon se si veproi Adem Jashari kur iu ofrua një cigare gjatë Ramazanit në luftë
Hoxha Osman Musliu, ka rrëfyer disa detaje gjatë muajit të Ramaznit në periud...
-
Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK
Një person ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë në rrugën “Dëshmor...