Lajme

Qendra e studentëve ka një njoftim të rëndësishëm për studentët

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 29 March 2021

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar studentët banues për afatin e pagesave për strehim dhe ushqim në muajin prill, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftim thuhet se pagesa fillon nga data 29.03.2021 deri 05.04.2021.

“Njoftohen studentët banues në konvikte se afati i pagesave për strehim dhe ushqim për muajin prill fillon me datën 29.03.2021 deri 05.04.2021.Pagesat duhet të kthehen tek zyrtarët e konvikteve përkatëse brenda ditës. Studentët banues të cilët nuk e bëjnë pagesën në kohën e caktuar, humbin të drejtën e qëndrimit në konvikt”, njofton QS./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera