Lajme

Qendra e studentëve jep detaje për djegien e konviktit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 16 June 2022

Qendra e Studentëve në Prishtinë, ka njoftuar në lidhje me incidentin e sotëm që ka ndodhur ku konvikti numër tre është djegur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të kësaj qendre thuhet se zjarri shumë shpejt është vënë në kontroll nga ekipet e zjarrfikësve të qytetit.

“Nuk ka  persona të  lënduar, ndërsa  dëmet materiale janë  të vogla. Jemi në pritje të raportit zyrtar nga ekspertët e zjarrit për verifikimin e shkaqeve të cilat kanë quar deri tek kjo ngjarje. Gjendja është stabile dhe  nuk ka ndonjë rrezik, studentët janë të sigurt të qëndrojnë në konvikt”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera