Lajme

Qendra e Paraburgimit në Hagë ia ndërprenë vizitën vëllait të Hashim Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 24 November 2021

Vizita në Dhomat e Gjykatës Speciale e vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi, është ndërprerë njëanshëm nga administrata e Objektit të Paraburgimit.

Blerim Thaçit, vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi iu është anuluar njëanshëm nga administrata e Objektit të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara që ndodhet në Burgun Holandez PI Haaglanden, shkruan Gazeta Insajderi.

Thaçi ka konfirmuar anulimin e vizitës për Gazetën Insajderi, duke thënë se vendimi erdhi si pasojë e masave të reja anti Covid 19.

-Advertisement-

Kujtojmë se të afërmit dhe familjarët e ish drejtuesëve të UÇK-së, nuk u lejuan t’i vizitojnë fizikisht ata në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për rreth 8 muaj për shkak të rregullave anti Covid 19.

Që nga nëntori i vitit 2020 ish-luftëtarët e UÇK-së gjenden në paraburgim në Hagë, për akuza mbi krime lufte për të cilat janë deklaruar të pafajshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera