Fun & Video

Qen ngjyrë blu në Rusi, por nuk është një lajm i mirë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 15 February 2021

Për t’i parë, ata janë të bukur: janë në ngjyrë blu të thellë, ndërsa shkojnë për një shëtitje në dëborë, si në një përrallë.

Po sa keq që, ka shumë pak magji në këto imazhe që vijnë nga Dzerzhinsk, një qytet në rajonin e Nizhny Novgorod.

Vështrimet e qenve blu në Rusi, në të vërtetë mund të nënkuptojnë një ndotje të dyshuar nga mbeturinat toksike të kafshëve që kanë hasur në një fabrikë kimike të braktisur prej vitesh në këtë zonë.

-Advertisement-

Pranë vendit nga janë marrë fotot dhe më pas janë postuar në ‘Vkontakte’, një rrjet i famshëm social rus, në fakt është Dzerzhinskoye Orgsteklo, një fabrikë e braktisur për gjashtë vjet për shkak të falimentimit.

Ka qenë pikërisht kujdestari i fabrikës së falimentuar ai që konfirmoi për shtypin se depot mund të kishin plot kimikate përfshirë sulfat bakri: një agjent që do të shpjegonte edhe ngjyrën blu.

Ka të ngjarë që qentë të kenë gjetur një depo të mbushur me thasë të shqyer dhe të kenë konsumuar mbeturina të tilla.

Për momentin, janë duke u zhvilluar kontrolle për kafshët fatkeqe dhe ndërkohë autoritetet lokale po i trajtojnë, sepse sulfati i bakrit është i dëmshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera