Lajme

Qemajl Mustafa i PDK-së kërkon heqjen e vijave të kuqe me LVV-në

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 20 October 2020

Ish kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa i PDK-së, me anë të një statusi në Facebook, ka kërkuar heqjen e vijave të kuqe mes subjektit të tij dhe LVV-së, shkruan Gazeta inFokus.

Mustafa ka thënë se qeveria aktuale shpejtë do të shkojë për uthulla,e cila edhe ashtu askujt nuk i është dashur gjë sipas tij.

Ai ka thënë se PDK e LVV duhet t’i heqin vijat e kuqe dhe të marrin përgjegjësi në drejtimin e vendit drejt përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“KTHESA E RADHËS KA NISË!

Prej sot u krijue klimë e re politike në Kosovë e prej nesër nisin aktet praktike për ta bërë kthesën.

Kjo qeveri shkon shpejtë për “uthull” sepse kujt nuk i ka vyjtë për kurrgjë (përveç për me e rahatue me ndonjë punësim ndonjë militant). Boll jetë të gjatë e t’pahajr paska pasë.

PDK e LVV duhet me i heqe pa kusht vijat e kuqe dhe duhet me mare pergjegjesi per me e drejtue vendin kah permbyllja e marreveshjes me Serbine qe eshte top prioritet yni dhe kah integrimet poashtu. Paralel me keto veprime te medha, duhet me ju dhene zjarre reformave te thella te brendshme per ta forcue ekonomine, arsimin, shendetesine, administraten, sigurine…

I riu yne nuk pret me. Dokrrat tona nuk na i duron me. Koha per kthesen e madhe të vonuar me ne fund ka ardhe. Bile, vone jemi shume.

Politikajtë hajgarexhi nuk do të kenë shumë terren në ditët që po vijnë.

Le të jetë ky një entuziazëm imi, së paku!.”, ka shkruar Mustafa në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera