Lajme

Qemajl Aliu i VV-së kandidati më i votuar nga diaspora në Shtime, lë shumë pas Naim Ismailin e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 24 October 2021

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.

Gazeta Online “Reporteri.net ka siguruar rezultatet e votave të diasporës për komunën e Shtimes.

Kandidati i VV-së, Qemajl Aliu është kandidati më i preferuar nga diaspora për kryetar të kësaj komune pasi ka marrë 66 vota, dhe lë shumë pas Bedri Zeqirin e LDK-së që ka 5 vota, dhe Naim Ismailin e PDK-së që ka marrë veç 4 vota.

-Advertisement-

Në balotazhin e 14 nëntorit do të përballen Aliu i VV-së që në raundin e parë doli fitues me 45.10% të votave, dhe Ismajli i PDK-së që doli i dyti me 44.64 të votave të qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera