Lajme

Qemajl Aliu betohet si kryetar i Komunës së Shtimes

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 08 December 2021

Qemajl Aliu, sot zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Shtimes.

Pranim e detyrës e ka marrë nga kryetari i deritashëm Naim Ismajl. Me këtë rast ka bërë edhe betimin si kryetar i ri i komunës, shkruan Gazeta Infokus.

Aliu pas betimit tha se nga sot, unë do të jem në shërbimin qytetarëve të Shtimes.

-Advertisement-

“Që nga sot, unë do të jem në shërbimin tuaj për të jetësuar planprogramin tim qeverisës me përgjegjësi të plotë e llogaridhënie. Ky plan ka në fokus mirëqenien tuaj dhe zhvillimin e komunës, andaj është koha që të punojmë së bashku për Shtimen tonë”, ka thënë Aliu gjatë ceremonisë së betimit.

Kujtojmë se Naim Ismajl nga partia Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Shtimes ka udhëhequr për një kohë të gjatë prej 22 vitesh.
Sipas të dhënave të KQZ-së në raundi e dytë me 50.71% të votave mori Qemali Aliu, ndërsa kundërkandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Ismajli, ka marrë 49.29% të votave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera