Sport

Qemail Elshani flet para ndeshjes me Ulpianën dhe tregon synimin e Drenicës në Kupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 08 February 2021

Drenica do ta nisë stinorin pranveror të martën në mesditë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ sfidën e parë zyrtare për vitin 2021 do ta luajnë në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës kundër Ulpianës.

Ndeshja do të zhvillohet nesër nga ora 13:00 në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

-Advertisement-

Lidhur më këtë takim Gazeta inFokus ka biseduar me mesfushorin e Drenicës, Qemail Elshanin, i cili ka thënë se në këtë duel do të hynë për ti kryer detyrat që kanë para vetes, pasi synojnë finalen e Kupës së Kosovës.

“Në takim ndaj Ulpianës do të futemi për të dhënë maksimumin dhe për ta respektuar kundërshtarin. Në këtë ndeshje hymë për ti kryer detyrat tona me angazhim të madh nga të gjithë, sepse synojmë finalen e Kupës së Kosovës”, deklaroi Qemail Elshani.

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Ulpianës do të luhet pa praninë e shikuesve për shkak të masave anti-Covid./Gazeta inFokus/

May be an image of Qemail Elshani, playing football, standing, playing soccer dhe bar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera