Lajme

Qelaj: Avokati i Popullit nuk mund të ndikohet

Autori: Islam Morina 22:25 | 24 November 2021

Avokati i Popullit Naim Qelaj, i ka reaguar shefit të grupit parlamentar të OPDK-së, Abelard tahiri, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku ka kërkuar dorëheqjen e Qelajt.

Ai ka thënë se Avokati i Popullit nuk ndikohet nga askush dhe se pret që të ketë reagime të tilla edhe në të ardhmen, shkruan Gazeta Infokus.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Tahirit, duke theksuar se edhe përkundër respektit që ka për të, deklaratat e tij janë me agjendë politike.

-Advertisement-

“Unë nuk pres që vendimet e mija edhe në të ardhmen të mos marrin goditje të tilla. Në fakt unë edhe tek deklarata e zotit Tahiri nuk dua të lëshohem, gëzoj respekt edhe për të njëjtin. Është agjendë e tij politike. Nuk dua të komentoj fare por unë pres jo vetëm në këtë rast por çdo vendim që do të marr, në çfarëdo forme jetë, të ketë reagime të tilla. Është mirë që pjesa e klasës politike me u kuptu një gjë që avokati i popullit nuk mund të ndikohet. Ka garanci të tilla kushtetuese që i ofrojnë mundësi me e rujt emrin dhe rolin që e ka”, tha ai në Kanal 10./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera