Lajme

Qehaja: Rekomandimet nga PISA 2015 as që janë shqyrtuar nga MASHT

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 03 December 2019

Rezultatet e PISA nuk janë aspak befasueses.

Mirëpo përkundrazi ato janë një pasqyrë reale e gjendjes së arsimit në vend.

Kështu vlerëson Rinor Qehaja, njohësi i çështjeve arsimore, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Rezultatet nga testi PISA 2018 paraqet një përmbledhje valide dhe reale të arsimit në vend. Ajo rritje qe është pritur dhe proklamuar nga MASHT nuk ka ndodhur. Një rezultat i tillë, nuk është befasues, dhe arsyetimi i keqadministrimit dhe mos përgatitjes nga PISA 2015 me nuk qëndron, pra, dështimi është ne cilësi te arsimit para universitar ne vend, dhe për këtë përgjegjës është MASHT”, ka thënë Qehaja për gazetën inFokus.

Sipas Qehajës këto rezultate kanë ardhur pasi që Ministria e Arsimit në Kosovë nuk ka dhënë përkrahje për zbatimin e korrikulës shkollore, si dhe nga MASHT nuk janë shqyrtuar rekomandimet e PISA 2015.

“Është e pakuptime të priten rezultate më të mira, kur MASHT nuk ka ofruar asnjë përkrahje në zbatim të korrikules. Nuk ka ofruar tekste shkollore cilësorë, aq më pak investime në infrastrukturë. Është e pa tolerueshme që rekomandimet nga PISA 2015 as që janë shqyrtuar nga MASHT, dhe për këtë duhet të kërkohet përgjegjësi”, ka deklaruar ai për Gazetën inFokus.
Sipas Qehajës rezultati i mirë në PISA vije nga kurrikula, dhe jo nga përgatitja e nxënësve për test një javë më herët.

“Pikënisje e ndryshimit duhet të jetë instalimi i llogaridhënies në arsimin në vend, përfshirë pikësëpari për të gjithë përgjegjësit për këtë rezultat në testin PISA”, ka thënë ndër tjerash Qehaja.
Rezultatet e PISA-s 2018, e vendosën Kosovën në vendin e njëjtë sikur të ato të 2015.

Veç dy vende janë më keq se Kosova, por dallimi është që në vitin 2015 ishin 72 vende pjesëmarrëse e tash 79./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera