Lajme

Qehaja: Greva është e papranueshme, po cenon procesin e mësimdhënies

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 13 December 2019

Pavarësisht rezultateve të PISA’së, të cilat e vendosën Kosovën në fund të listës, ngritja nivelit të arsimit në Kosovë nuk është duke marrë seriozisht.

Përkundrazi pagat dhe marrja e tyre me rritje po vazhdon të jetë prioriteti kryesor i mësimdhënësve dhe sindikatave të arsimit, shkruan Gazeta inFokus.

Për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë orët mësimore do të fillojnë me grevë dy orësh.

-Advertisement-

E kundër kësaj grevë është edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, i cili e quan të papranueshme atë.

“Greva përkundër që paraqet veprim të ligjshëm sindikal, në momentin kur cenon procesin e mësimdhënies është shumë e papranueshme, në veçanti kur kjo tashmë vije pas një periudhe të grevave në vitin e kaluar mësimore”, ka thënë Qehaja për Gazetën inFokus.

Sipas tij po ashtu kjo grevë bënë që koncentrimi i nxënësve për të mësuar bie.

“Vendimi për greve, përkundër që fillimisht i kufizuar në 2 ore vetëm, pashmangshëm tashmë ka krijuar një klimë jo të mirë në ambientet e shkollës, pra, greva, dhe debati për grevën është duke shpërqendruar përkushtimin për mësimdhënie”, ka thënë Qehaja.

Por kryetari i Sindikatës së Bashkuar së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Rrahman Jashari, po e largon fajin nga supet e tij.

Sipas tij grevat të cilat po mbahen nuk janë indikator i rezultateve të dobëta të arsimit në vend.

“Çështja e PISA’së është diçka tjetër dhe me PISA’në duhet të merren institucionet që kanë krijuar një sistem të tillë arsimor, ndërsa obligim i SBASHKU-ut është të dëgjoj zërin e mësimdhënësve të Kosovës të cilët pas një angazhimi të madh kanë arritur të ndryshojnë koeficientin e pagave dhe kanë pritur që në dhjetor ashtu siç ju është thënë dhjetëra herë të marrin pagën në bazë të ligjit”, ka thënë Jashari për Gazetën inFokus.

Sipas tij niveli i arsimit nuk është preokupim i tyre por i institucioneve të vendit të cilat duhet të merren më shumë me këtë çështje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera