Sport

Qebapa e qofte me mazë, lojtarët e Llapit i mbushin “britë” para ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 13 April 2019

Llapi e pret Gjilanin sot nga ora 15:30 në ndeshjen e cila në rast fitoreje do të mbajë gjallë shpresat për titull. Lojtarët llapjan janë bërë gati në çdo aspekt për këtë sfidë.

Ndryshe nga profesionalizmi në Evropë ku lojtarët kanë ushqim të zgjedhur para ndeshjeve, në Kosovë ushqimet tradicionale janë të parefuzueshme, shkruan Indeksonline.

Lojtarët e Tahir Batatinës i kanë “mbushur britë” sot te vendi i quajtur te Ramishi në Podujevë me qebapa, qofte, disa nga ta të kombinuara me mazë.

-Advertisement-

Mbetet të shihet se a do t’i mbajnë qebapat dhe maza sa duhet për ndeshjen ndaj Gjilanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera