Shëndetësi

Qe për çka shërben pambuku në shishet e barnave

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 23 May 2017

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka propozuar që pambuku të eliminohet, sepse përmban lagështi brenda shishes.

Me siguri keni vërejtur që në shishet e barnave në majë gjendet një copë pambuku, prandaj së paku ndonjëherë keni pyetur përse shërben.

Prodhuesit e barnave në fillim kanë vënë pambuk në shishe në mënyrë që barnat të imobilizohen, që të mos thyhen gjatë transportit, pra, pambuku është përdorur që të plotësojë hapësirën e zbrazët në shishe.

-Advertisement-

Dhe kjo vërtet ka kuptim, transmeton Telegrafi.

Në kohën më të re, barnat mbështillen me një lloj filmi, ashtu që dëmtimi vështirë se mund të ndodhë dhe përdorimi i pambukut është i pakuptimtë.

Mirëpo, kjo traditë vazhdon akoma, sepse kjo është shenjë që barnat nuk janë të helmëta.

Është e qartë që ky propozim nuk është miratuar në tërësi.

Ende mund të shihni pambuk në shishe, vetëm që shtrohet pyetja a është pambuk apo nga ndonjë material artificial.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera