Lajme

Që katër vjet pacientët paguajnë rreth 150 euro në Klinikën e Syve për heqjen e kataraktit

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 02 December 2019

Që nga viti 2015, kur ka filluar operimi i heqjes së kataraktit apo perdes së syrit në Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, barnat dhe materiali shpenzues që duhen për këtë lloj intervenimi kirurgjikal nuk i ka në dispozicion kjo klinikë.

Kjo, për shkak se mjetet të cilat duhen për këtë operim nuk janë të përfshira në Listën esenciale të barnave. Si pasojë e kësaj pacientët janë të detyruar që t’i blejnë vetë ato nëpër barnatoret private, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbi 150 euro R.S. i është dashur t’i shpenzojë për të blerë gjërat e nevojshme për një ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Oftalmologjisë. Thjerrëza, ketrigjin, skalpër, substancë viskoelastike, ringer, filiodrape, doreza sterile, shkopinj për vesh, si dhe gjilpëra, i është dashur këtij personi që t’i blejë për të hequr kataraktin(perden e syrit).

-Advertisement-

Edhe D.B. ka treguar për gazetën se për këtë ndërhyrje para dy javësh i është dashur që t’i blejë vetë gjërat e nevojshme për këtë ndërhyrje kirurgjikale.

“Unë jam operuar qe dy javë këtu në Klinikën e Syve në QKUK. Tash kam ardhë për kontroll. Rreth 150 euro kanë kushtuar të gjitha barnat dhe materiali që ma ka ble djali në barnatore për me e heq perden e syrit”, ka treguar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera