Lajme

“Qasje më e lehtë në dokumente”, Atiq funksionalizon edhe E-Kioskun në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 06 June 2023

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se kanë rifunksionalizuar E-Kioskun, në të cilin qytetarët mund të kenë qasje në dokumentet që u duhen.

“Nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale.

Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë” ka thënë Atiq në njoftimin e tij.

-Advertisement-

Ky E-Kiosk kishte kohë që nuk funksiononte në këtë komunë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera