Lajme

“Qartet” Valon Syla, bërtima të mëdha në Pressing

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 27 September 2021

Analisti Valon Syla, ka reaguar ashpër në debatin televiziv në “Pressing” ku po diskutohet për veriun e vendit dhe situatën e krijuar atje pas implementimit të reciprocitetit në targat me Serbinë nga ana e qeverisë.

Syla ka reaguar me tone të larta kur është diskutuar në lidhje me qëndrimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës atje tash e 7 ditë, shkruan Gazeta Infokus.

“Kanë hangër pashteta”, u përgjigj ai në pyetjen e Berat Buzhalës se çfarë ka bërë Njësi Speciale e policisë këto 7 ditë të qëndrimit atje?

-Advertisement-

Ai tutje ka vazhduar me ton të lartë zëri të flasë për atë se si Njësia Speciale, duhet vepruar dhe pse kjo njësi po përdoret nga qeveria për kampanjë elektorale.

“Po s’aknë ba kurgjo, ti qata s’po e kupton ti. Kta veç kanë prishë punë… Nëse ky aksion e ka ba nervoz Serbinë, pse Simiqi edhe Srpska nuk po jep dorëheqje prej koalicionit qyshë janë tërheqë kur o kanë puna e taksës ose rastet tjera. Pse Albin Kurti po thotë Simiqi o burrë i mirë për turmën edhe juve po atje në veri paskemi probleme. Qysh është e mundshme? Me kanë Qeveria e Kosovës anti serbe qysh po proklamohet para zgjedhjeve, se ky është shoë zgjedhor, se këtu duhet me hi kryetari i komunës, KFOR-i e këta , me i nxjerrë policët prej atyhit ku i ka shti me urdhër ky. Se Njësia Speciale ka target, thotë ki me ma çelë pikën qitu, ki me shpartallu qit barrikad edhe kthehesh të shpia. Qysh rrin kjo si forcë ndërkombëtare aty, mesjetare me mbajtë rend dhe represion 20 ditë ose 10 ditë ose 5 ditë. Çka bajnë këta pos që jau qojnë bukën me të ngjofshëm nëpër adresa tjera. Mos bani Hajgare. Qikjo o situata mos e rreni popullatën”, ka thënë Valon Syla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera