Lajme

 “Qartet” deputeti i VV-së , kritikuesit e Kurtit i quan instrumente të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 05 September 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se çdo person që flet kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, citohet nga mediat serbe, shkruan Gazeta inFokus.

Abrashi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shprehet se të gjitha këto kundërshtime ndaj Kurtit ,po i shërbejnë si instrument Serbisë të fuqizojë kundërshtimet  ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Në mesin e personave që citohen për të sulmuar Albin Kurtin gjeni politikan aktivë pa asnjë arritje, politikan të pensionuar, ish-këshilltarë e funksionarë të ndryshëm të PLAN-it. Kritikat e tyre përplot inate pastaj përdoren si kanar i kritikave të politikanëve serbë ndaj Albin Kurtit. Pastaj dalin e thonë, shihni se çka thonë vet shqiptarët për të andaj edhe ne duhet ta ashpërsojmë gjuhën kundër tij. Me të njëjtën gjuhë i flasin edhe qytetarëve serb të Kosovës të cilët vazhdimisht i kërcënojnë dhe i mbajnë të izoluar. Kur kundërshtinë ndaj Albin Kurtit e ke qëllim e jo instrument, përfundon duke u bërë vetë dhe vetëm instrument i qëllimeve kundër interesit kombëtar. Instrument për qëllimet e Serbisë kundër Qeverisë së parë të Kosovës që nuk varet nga votat e Beogradit, që nuk lejon mbajtjet e referendumit serb dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe që vendos reciprocitet”, ka shkruar Abrashi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera