Lajme

Qartën mediat në Serbi: Rama sulmoi Serbinë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 27 September 2021

Mediat në Beograd i kanë kushtuar rëndësi takimit të kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit sot në Prishtinë.  B92 shkruan se Rama sulmoi Serbinë nga kryeqyteti i Kosovës, duke thënë se serbët u mundën në fushën e betejës.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi Serbinë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Ai akuzoi Serbinë se “po bën manovra teatrale në veri të Kosovës,” shkruan media serbe.

“Ai veprimet e serbëve në veri i quajti manovra teatrale, ndërsa përmendi gjithashtu se e ashtuquajtura qeveri. Kosova pagoi energjinë elektrike për serbët në veri.”

-Advertisement-

Më tej, media serbe shkruan se Rama tha se Kosova ka plotësisht të drejtë për reciprocitetin e targave me Serbinë, por gjithashtu se dialogu është zgjidhja e vetme për këtë çështje.

Rama: Serbia po bën manovra teatrale ushtarake në veri të Kosovës, janë zgjuar si nga varri disa fantazma të luftës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera