Lajme

Qalaj: Veprimet e Policisë janë në koordinim të plotë me institucionet qendrore dhe lokale në tërë vendin

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 04 April 2020

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për situatën e krijuar në Mitrovicën e Veriut e Zveçanit, pas vendosjes në karantinë edhe të kësaj pjese si shkak i pandemisë COVID-19.

Qalaj ka thënë se Policia e Kosovë vepron njësoj në gjithë territorin e Kosovës dhe gjitha këto veprime ndërmerren në koordinim me Qeverinë e Komunat përkatëse.

Në konferencë të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani, Qalaj është shprehur se policia, pa asnjë pikë dyshimi vepron me atë çka thuhet në Kushtetutën e Kosovës. “Të gjitha veprimet që Policia e Kosovës i ndërmerr në tërë vendin, janë veprime të cilat koordinohen me institucionet tona qendrore dhe ato lokale. Nuk ka vend për panik dhe pa asnjë pikë dyshimi që Policia e Kosovës nuk vepron në tërë vebdiin në pajtim me Kushtetutën dhe në pajtimet me obligimet dhe ligjet që dalin, sidomos nga ligji i Policisë”, ka thënë Qalaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera