Qalaj tregon kur kanë nisur patrullimet në Ujman dhe për lundrimin e famshëm të Thaçit aty
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 08 September 2022
Ish drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka komentuar patrullimin e sotëm të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, për të cilin njoftoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Në emisionin “Frontal” të t7, Qalaj tha se “duhet t’i gëzohemi kur policia shton aktivitetet në ofrimin e shërbimeve të sigurisë për qytetarët dhe mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit”.
“Atë çfarë mund të them në lidhje me deklaratën e zotit Svecla ‘se Policia e Kosovës për herë të parë patrullon në Liqenin e Ujmanit’ është absolutisht e pavërtetë. Policia e Kosovës ka patrulluar në këtë pjesë, në këtë resurs të rëndësishëm të vendit, që nga viti 2008. Këto patrullime kanë qenë kryesisht të bazuara në planifikimet operacionale që janë bërë, pra nuk ka qenë patrullim i rregullt për çdo ditë, mirëpo kanë qenë patrullime të bazuara në planifikimet operacionale”, tha Qalaj.
“Nëse i referohemi deklaratave të ministrit dhe këtij subjekti politik, atëherë Kosova ekziston vetëm nga 14 shkurti, mirëpo Policia Kufitare e Kosovës ka patrulluar në këtë pjesë të vendit që nga viti 2008”, u shpreh Qalaj.
Qalaj foli edhe për vizitën e ish-presidentit Thaçi në Ujman.
“Ajo ka qenë një vizitë e karakterit tjetër, meqenëse presidenti në atë kohë ka vizituar Policinë Kufitare në pikën kufitare në Bërnjak. Është interesuar për mbarëvajtjen e punës, kushtet e punës dhe është interesuar se si po zbatohet marrëveshja e integruar e kufirit dhe pastaj ka bërë një xhiro së bashku me Bedri Hamza dhe Abelard Tahirin, pastaj kam qenë unë që i kam ofruar siguri më njësitet speciale, drejtori i AKI-së dhe një numër i madh i gazetarëve”, tha ish drejtori i PK-së.
Qalaj tha se ish presidenti Thaçi ka “dëshiruar t’i shijojë bukuritë e rralla”.
Ndryshe, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit, raporton Express.
Sipas Sveçlës, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.
“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, ka shkruar Sveçla.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...