Lajme

Qalaj thotë se ka qytetarë të cilët kanë dalë nga izolimi për t’i vizituar familjarët dhe janë arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 27 March 2020

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se janë arrestuar disa persona të cilët nuk e kanë respektuar masën e ndalimit.

Ai në emisionin “Sot” në KTV ka thënë se ka pasur edhe persona të cilët kanë dalë nga masa e izolimit.

“Ka pasur individë që kanë qenë në izolim e kanë dal për t’i vizituar familjarët dhe kjo është shumë e rrezikshme. Kemi pas disa raste në Gjakovë, Ferizaj, Podujevë ku disa pronarë të lokaleve janë arrestuar disa persona”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Qalaj ka thënë se në përgjithësi qytetarët po e respektojnë masën e kufizimit të lëvizjes.

“Unë ju bëj thirrje edhe operatorëve ekonomik të mos dalin pa nevojë. Kemi pas raste që njerëzit kanë nevojë tjera urgjente. Për moszbatim të kufizimit të lëvizjes nuk ka pas të arrestuar”, ka thënë ai.

Duke folur për operatorët ekonomik dhe pajisjen me vërtetime për qarkullim, ai ka thënë se ka të tillë të cilët janë duke u pajisur.

Qalaj ka thënë se brenda institucionit kanë marrë disa masa. Ai thotë se i kanë lejuar zyrtarët policorë të cilët kanë probleme shëndetësore dhe disa pjesëtarë të stafit civil.

“Kemi pasur në fillim disa vështirësi për shkak të pajisjeve mbrojtëse por gradualisht është përmirësuar sepse kemi marrë një donacion nga Ministra e Shëndetësisë dhe UNDP”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera