Lajme

Qalaj: Radojqiq u bartë me helikopter nga kufiri Kosovës në Novi Pazar, aty u larguan edhe mjekët lokal!

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 26 September 2023

Hipoteza të reja po dalin rreth pjesëmarrjes së kriminelit të famshëm serb, numrit dy të Listës Srpska, Milan Radojqiq, rreth sulmit terrorist që ndodhi të dielën në Banjska të Zveçanit.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani deputet i PDK-së, Rashit Qalaj foli rreth involvimit të Beogradit zyrtar në sulmin që la disa të vdekur.

Ai theksoi se në veri të Kosovës nuk ndodhë asgjë pa pjesëmarrjen dhe lejen e Milan Radojqiq.

-Advertisement-

Tutje, Qalaj theksoi se numri dy i Srpska-s është i plagosur dhe tani qëndron në spitalin e Novi Pazarit në Serbi.

“Ai nga kufiri me Kosovën është barët me helikopter prej Zvonkos dhe në spital atje. Sipas disa informatave, të gjithë mjekët lokal që kanë qenë duke punuar në atë repart mjekësor janë larguar dhe janë sjell mjekë nga spitali ushtarak i Serbisë dhe gjithë pacientet e tjerë janë larguar nga aty në mënyrë që ata të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe t’i mbulojë gjurmët shteti serb për atë çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

Sipas deputetit të PDK-së, e diela ka qenë situatë e vështirë dhe rrezikshme nga aspekti i sigurisë. Aty kanë marrë pjesë një numër mjaft i madh i kriminelëve.

“Ka qenë fat i mirë që policia i ka vërejt më kohë. Puna mjaftë e shkëlqyeshme është bërë nga policia. Hetimet po vazhdojnë dhe besojë se do të kemi ende rezultate.  Kemi pas arrestimin e disa njerëzve të dyshuar për aktivitet terrorist dhe po ashtu eliminimin e disa terroristëve. Tani mbetet pune e dokumentimit”, tha ai.

Deri më tani, sipas Qalajt, u konfirmua se presidenti i Serbisë janë të kyçur në aktivitete kriminale kundër shtetit të Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera