Qalaj pret që zgjedhjet në veri të jenë të qeta: Policia dhe AKI janë përgatitur për çdo rast
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 19 April 2023
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se të dielën procesi zgjedhor në komunat veriore do të jetë i qetë.Qalaj tha se institucionet e sigurisë si Policia dhe AKI-ja janë përgatitur për çdo situatë.
Qalaj shtoi se thirrjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që serbet e Kosovës të mosdalin në zgjedhje është një kërcenim për banorët e asaj pjese. Ai po ashtu shtoi se situata në pjesën veriore të vendit ka kohë që është tensionuar.
“Tani varet kryesisht nga popullata lokale se si do të veproj. Policia e Kosovës dhe AKI-ja jam i sigurt se kanë informata, me qenë se kanë njerëzit e tyre në teren dhe ato informata i analizoj dhe konformë atyre informatave i përgatisin planet operative”.
“Ka kohë që situata e sigurisë në pjesën veriore është e tensionuar, shpesh herë atje kemi incidente kriminale, djegieje të pronave, kërcënime të njerëzve. Kemi thirrje nga presidenti i Serbisë për bojkotimin e zgjedhjeve, thirrje nga një president është më shumë se thirrje, ajo është një lloj kërcenim për banorët lokal, për banoret serb të komunave veriore. Mirëpo unë mendoj që zgjedhjet do të mbahen të qeta, jam shumë i sigurt se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitej për çdo eventualitet, për çdo skenar, për çdo situatë që mund të paraqitet”, tha ai, për EO.
Qalaj lutet që që gjatë procesit zgjedhor të 23 prillit të mos ketë incidente, edhe pse thotë se kryetarët që mudn të zgjidhen do ta ketë problem që t’i ushtrojnë detyrat e tyre.
“Ne lutemi që atje të mos ketë incidente, që atje të zhvillohet ky proces ky proces edhe ashtu i lënduar zgjedhor, po them i lënduar për shkak se nga aspekti legal dhe formal është çdo gjë në rregull, mirëpo nga aspekti i legjitimitetit do te shohim. Mendoj që kryetarët që do të dalin nga këto zgjedhje do të kenë mjaftë probleme që t’i implementojnë politikat e tyre. Me rëndësi është që e diela të kaloj e qetë”, tha ai.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...