Lajme

Qalaj paralajmëron ndryshime tjera në Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 14 September 2018

Shkarkimi i drejtorit të Departamentit për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Igrishta, dhe vendosja e tij si kapiten në Mitrovicë nuk është ndryshimi i vetëm që i pari i Policisë, Rashit Qalaj, ka bërë pas ardhjes së tij në këtë pozitë. Ai për “Zërin” ka treguar edhe ndryshimet tjera që janë bërë në disa drejtori.

Ardhja e drejtorit të ri në krye të Policisë së Kosovës ka sjellë shumë ndryshime në strukturën policore. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar ndryshime në të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë.

I pari i Policisë në një prononcim për gazetën “Zëri” ka konfirmuar lajmin për shkarkimin e drejtorit të Departamentit për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Igrishta, dhe për vendosjen e tij si kapiten në Mitrovicë.

-Advertisement-

Mirëpo, Qalaj ka thënë se ky nuk është ndryshimi i vetëm që është bërë në strukturën policore.

Ndryshimet në Policinë e Kosovës, sipas tij, kanë përfshirë edhe shumë drejtori tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera