Q7-shi i Isës në ankand për të katërtën herë
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 24 May 2017
Ka dështuar përsëri shitja e veturës Audi Q7, të cilën Komuna e Prishtinës e kishte nxjerr në ankand publikë për herë të tretë. Vetura nuk arriti të shitej as me çmimi fillestar për 31 mijë euro pasi nuk kishte të interesuar. Tash, vetura do të metohët të shitët për 25 mijë euro.
Rreth katër vjet pasi e ka marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po pretendon ta përmbush njërin nga premtimet e tij “populiste”, shitjen e veturës së shtrenjtë të kryetarit të atëhershëm, Isa Mustafa – Audi Q7.
Vetura e blerë në vitin në dhjetor të vitit 2011 për 76 mijë euro, në vitin 2014 u tentua të shitej me vlerë minimale 41 mijë euro. Në dy raste nuk pati asnjë ofertë. Për tri vite, Komuna e Prishtinës “nuk u bë e gjallë” më për veturën. Para pak javëve, Komuna ka bërë njoftim për ofertë publike për shitjen e veturës, me vlerë minimale 31 mijë euro, shkruan lajmi.net.
Por, nuk u shit. Tash çmimi minimal i është vendosur 25 mijë euro.
“Ankandi do të mbahet në garazhin e automjeteve te objekti i vjetër i Komunës më 02.06.2017 në ora: 11:00”, thuhet në njoftimin publik për ankandin e shtijës së veturës.
Ndërkohë, të interesuarit mund ta shohin veturën në garazhet e Komunës së Prishtinës çdo ditë punë.
Sipas njoftimit të ankandit, Audi Q7 është tipi: 4.2 V8 – TDI, ka 75182 kilometra të kalaruar. Ka pesë dyer, është prodhuar në vitin 2011, është automatik me ngjyrë të zezë, dhe është i çregjistruar.
Lajmi.net ditë më parë kishte pyetur në një autosallon në Prishtinë lidhur me çmimin e veturës Audi Q7 duke pasur për bazë përformancat e veturës së Komunës, dhe çmimi i saj ka dal të sillet pre 22 deri në 24 mijë euro.
Ndërkohë, prej që është në krye të Prishtinës Shpend Ahmerti, kjo veturë ka qenë e mbyllur në garazh. Ai pati thënë se nuk i duhet, pasi e konsideronte luks të tepruar. Andaj, ishte zotuar që do ta shes menjëherë pasi të vinte në pushtet. Dy herë pati dalë në ankand publik, por kishte dështuar shitja. Pastaj zyrtarët komunal nuk morën një iniciativë të tretë për disa vite.
Aprovimin për shitjen e kësaj veture, kryetari Ahmeti e kishte në fillim të mandatit qeverisës nga Kuvendi Komunal. Aprovimi ishte dërguar në kuvend, pasi për pronat komunale merr vendim asambleja, ndërkohe LDK-ja patë votuar kundër këtij vendimi, duke e konsideruar si vendim “populist” të Ahmetit.
“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, kuvendi komunal votoi propozimin tim për ta shitur Audi Q7. Tani do të zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, kishte shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
E në vendimin e arsyetimit të shitjes së veturës, që i është dërguar Asamblesë, kryetari Shpend Ahmeti kishte deklaruar se veturën do ta shet për shkak të shpenzimeve te larta.
“Që nga fillimi i qeverisjes, unë si Kryetar kam vendosur që të mos përdorim makinën. Kjo për shkak të shpenzimeve të larta dhe për shkak të makinave të tjera në dispozicion në garazhin e Komunës. Përderisa makina është amortizuar që nga viti 2011, ne vlerësojmë se për shkak të mospërdorimit nga ana jonë, kjo makinë do të zhvlerësohet plotësisht në fund të mandatit 4-vjeçar. Andaj, me qëllim të mbrojtjes së interesit të Komunës dhe ruajtjes së vlerës së pronës, kërkojmë nga Kuvendi që të miratojë shitjen e kësaj veture”, thuhej në arsyetimin Ahmetit.
Ndërsa, mjetet nga shitja e makinës, sipas kreut të Komunës është thënë se do të transferohen në buxhetin e subvencioneve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku aplikojnë OJQ-të, rastet sociale dhe rastet e tjera në këtë fushë. /Lajmi.net/
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...