PZAP pranon 10 ankesa ende pa filluar fushata zgjedhore!
Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 25 May 2017
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri më tani ka pranuar 10 ankesa për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur për AktivPress, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it.
“Një ankesë ka të bëjë me regjistrimin e një partie politike, dy ankesa kanë të bëjnë vendimin e KQZ-së për emërimin e anëtarëve te Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ-ve) në Komunën e Prizrenit dhe në komunat Gjilan, Lipjan dhe Vushtrri. Në komunën e Prizreni ka parashtruar ankesë subjekti PDAK, ndërsa për komunat Gjilan Vushtrri dhe Lipjan ka parashtruar ankesa subjekti politik PDS (Progresivna Demikratska Stranka)”, thuhet në përgjigjen e Deskut.
Sipas PZAP-it, dy ankesa janë parashtruar ndaj vendimit të KQZ-së nga subjekti politik KTAP ( Kosovo Turk Adalet Patrisi), së cilës parti nuk i është lejuar që një kandidat të jetë pjesë e listës së kandidatëve të partisë me pretendimet se kandidati është shqiptar.
Ndërsa një ankesë është parashtruar ndaj vendimit të KQZ-së nga subjekti politik BSDAK (Bosnjacka Stranke Demokratske Akcije Kosova), të cilës parti nuk i janë lejuar dhjetë kandidatë të jenë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie me pretendimet se kandidatët janë shqiptar.
“Katër ankesa janë parashtruar nga kandidatë të partive serbe të cilët kërkojnë tërheqjen nga lista e kandidatëve. Prej tyre tre ankesa janë vendosur ndërsa tjerat janë në procedurë të shqyrtimit dhe të vendosjes së tyre”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të PZAP-it.
Desku gjithashtu ka deklaruar për AktivPress se në këtë panel nuk është dorëzuar ndonjë ankesë nga subjektet politike që i referohet anulimit të debatit kandidatëve për kryeministër nga koalicionet ndërmjet PDK-AAK-NISMA, LDK-AKR dhe Lëvizjes Vetëvendosje./AktivPress/
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...