Lajme

PZAP hedh poshtë ankesën e LDK-së kundër Arben Vitisë

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 02 November 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka hedhur poshtë ankesën e parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër kandidatit për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arben Vitia.

LDK kishte paraqitur ankesë në PZAP kundër Arben Vitisë, për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor në Facebook, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor 2021.

“PZAP-i me datë 28.10.2021 ka pranuar ankesën nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës në të cilën pretendohet se më datë 28 tetor 2021, aktivistët e LDK-së rreth orës 12:00, kanë vërejtur se kandidati për kryetar komune të Prishtinës, Arben Vitia nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shpërndarë material zgjedhor (video) 13 sekondash në të cilën bënë thirrje për votim, pa bërë specifikim e duke iu drejtuar të gjithëve pa dallim, madje në një periudhë që ende nuk janë certifikuar rezultatet e duke bërë nxitje e ndërhyrje në votim. Si provë kësaj ankese i ka bashkangjitur linkun e videos së përmendur në ankesë”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Tutje thuhet se pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës gjeti se ankesa është e palejuar.

“Ankesa është e palejuar sipas Nenit 33 dhe 44 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Rregullës Zgjedhore Nr.11/2013, Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët dhe Rregulla Zgjedhore”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera