Lajme

PZAP hedh poshtë ankesën e kandidatit “modest” të Nismës për rinumërimin e votave në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 02 November 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka hedhur poshtë ankesën e parashtruar nga Nisma Socialdemokrate, për rinumërimin e votave në të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Podujevës.

Ankesa është hedhur poshtë nga PZAP-ja me arsyetimin se pretendimet e Nismës në Podujevë janë të pabazuara në fakte dhe prova, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas ankesës së parashtruar në PZAP, nga ky subjekt politik po thonë se për shkak se nuk kanë pasur komisioner në të gjitha vendvotimet, pretendohet se u janë manipuluar votat.

-Advertisement-

“Më datë  29.10.2021, PZAP ka pranuar apelin Anr. 723/2021 nga subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, dega në Podujevë, me të cilën pretendon se kanë dyshime të mëdha se votat për kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës janë keqpërdorur nga komisionerët pothuaj se bë të gjitha vendvotimet”, thuhet në njoftimin e PZAP.

Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar të bëhet rinumërimi në të gjitha Vendvotimet në Komunë e Podujevës

“Subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, nuk ka pasur komisionet në çdo vendvotim dhe se nga kjo arsye iu janë abuzuar votat e tyre, prandaj kërkojnë rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet. Kërkojnë që fillimisht të numërohen votat e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate në QV 1818E, në Orllan, me qëllim që të vërtetohet dallimi i votave dhe pastaj të bëhet rinumërimi në të gjitha Vendvotimet në Komunë e Podujevës”, thuhet në njoftimin e PZAP-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera