Lajme

PZAP e hedhë poshtë ankesën e Zyberajt, ai e quan skandal këtë vendim

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 08 March 2021

Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së e që ishte në listë me LDK-në, Jetlir Zyberaj, është ankuar në PZAP se i është bërë vjedhjeve e votave.

Ai madje në PZAP ka dërguar deklarata të personave të ndryshëm të cilët dëshmonin për vjedhje të votave nga komisionerët, siç i ka quajtur ai të kriminalizuar.

Mirëpo duket se as këto nuk i kanë mjaftuar PZAP, e cila ka hedhur poshtë ankesën e Zyberaj. E ai ka thënë se shpresa e vetme tani është prokuroria.

-Advertisement-

“PZAP-it nuk i bën përshtypje fare deklarata e personit(personave) që vota nuk u figuron në formular.

Ky është skandal. PZAP po legjitimon vjedhjen e votës”, ka shkruar ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera