Sport

Putini jep një lajm të mirë, prek edhe kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 17 July 2018

Rusia do të vazhdojë të ofrojë mundësinë e udhëtimit pa viza për tifozët e huaj të futbollit deri në fund të vitit 2018, ka thënë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas përfundimit të Kupës së Botës në Moskë të dielën.

Rusia i lejoi tifozët e futbollit të udhëtojnë pa viza për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me marrjen e një ID-je të tifozëve që u ishin dhënë përkrahësve me biletat e ndeshjeve.

“Unë mendoj se do ta bëjmë; për tifozët e huaj që aktualisht kanë ID-tifozësh, do t’u lejojmë atyre udhëtimin pa viza deri në fund të vitit”, ka thënë Putin.

-Advertisement-

Këto deklarata të presidentit rus po llogariten befasuese, pasi kjo do t’u mundësojë që çdo tifoz me një biletë valide të futet në Rusi.

Sidoqoftë, kjo politikë e shtetit rus ka prekur edhe kosovarët të cilët përfituan edhe mundësinë të shkojnë në këtë shtet gjatë kampionatit, pasi përndryshe Rusia nuk e njeh pasaportën kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera