Lajme

Putini i dhuron një pushkë Vuçiqit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 04 December 2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka treguar se të mërkurën gjatë takimit të tyre homologu i tij rus, Vladimir Putin i ka dhuruar atij një pushkë që ishte e Milan Obrenoviq.

Vuçiq tha se u ndje i befasuar nga kjo dhuratë.

“Unë kam marrë diçka, deri më tani, duke mos llogaritur çmimet, dekoratat që kam marrë, të preferuarat e mia – pushka origjinale e Milan Obrenoviqit që Rusia e bleu në një ankand ndërkombëtar këtë vit dhe ishte dëshira e Putinit që të ma dhuronte”,shkruan ai.

-Advertisement-

Kryetari i Serbisë e ka falënderuar homologun e tij duke i thënë se është një nderim i jashtëzakonshëm.

“Pushka e mbretit Milan Obrenoviq, dhurata e Presidentit Putin. Nderim i jashtëzakonshëm, faleminderit shumë”, ka shkruar Vuçiq në twitter./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera