Lajme

Putin: Si u shpëtova 5 atentateve falë Fidel Kastros

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 02 June 2017

Në dokumentarin më të ri, Vladimir Putin rrëfen se si u ka shpëtuar 5 atentateve ndaj tij, si edhe tregon qëndrimin e tij për çështjen “Snowden”.

Dokumentari që është publikuar tashmë, është filmuar më së shumti brenda një makine që drejtohet nga Presidenti rus.

“Unë u besoj shumë stafit tim të sigurisë. Ndaj kam mundur të mbijetoj nga atentatet. Kujtoj një këshillë të vyer që më ka dhënë Fidel Kastro. Ai më thoshte se ishte gjallë për shkak të rojeve të sigurisë që kishte dhe se u besonte atyre. Këtë bëj edhe unë”, tha Putin.

-Advertisement-

Lidhur me çështjen “Snowden”, Putin tha se fakti që ai i ka garantuar azil ish-analistit të CIA-s nuk do të thotë se mbështet aktet e tij. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera