Lajme

Putin: Sanksione të reja kundër Koresë të panevojshme dhe jo efikase

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 05 September 2017

Presidenti rus Vladimir Putin i cilësoi sot si të panevojshme dhe jo efikase përdorimin e sanksioneve të reja kundër Phenianit, duke vlerësuar se duke u angazhuar në një histeri ushtarake rreth Koresë së Veriut nuk ka asnjë kuptim dhe mund të sjellë një katastrofë planetare.

“Rusia dënon këto ushtrime të Koresë së Veriut, që zhvilloi të dielën një test me bombë me hidrogjen, por përdorimi i çdolloj sanksioni në këtë rast është i panevojshëm dhe jo efikas”, theksoi Putini në kuadër të samitit të fuqive në rritje të BRICS në Kinë.

“Të angazhohesh në një histeri ushtarake nuk ka asnjë kuptim (…) e gjithë kjo mund të sjellë një katastrofë planetare”, vazhdoi ai.

-Advertisement-

Koreja e Veriut zhvilloi të dielën në mëngjes testin e saj të gjashtë bërthamor, ndërkohë që ekspertët koreanojugorë vlerësojnë se kjo bombë kishte një fuqi prej 50 kilotonë, ose tre herë më e fuqishme se sa bomba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera