Putin: Rusia, vëmendje të shtuar për rritjen e forcave të saj bërthamore

Autori: Gazeta inFokus
23:36 | 22 February 2023
Rusia do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje të shtuar rritjes së forcave të saj bërthamore dhe do të fillojë dërgesat masive të raketave hipersonike Zircon të lëshuara nga deti, tha të enjten Presidenti Vladimir Putin.
Në një fjalim për të shënuar festën e Mbrojtësit të Atdheut të enjten, zoti Putin tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë të furnizojë forcat e saj të armatosura me pajisje të përparuara.
Presidenti rus i bëri komentet dy ditë pasi njoftoi se Rusia do të tërhiqej nga traktati i ri START, marrëveshja e fundit e mbetur për kontrollin e armëve me Uashingtonin. Traktati përcaktonte kufizimin e mbushjeve bërthamore që mund të dislokonte secili vend.
“Ashtu si më parë, ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të treshes bërthamore,” tha zoti Putin, duke iu referuar raketave bërthamore të bazuara në tokë, det dhe në ajër.
Ai tha se për herë të parë, raketat balistike ndërkontinentale Sarmat – një armë e aftë për të mbajtur disa koka bërthamore – do të vendosen këtë vit.
“Ne do të vazhdojmë prodhimin masiv të sistemeve hipersonike Kinzhal me bazë ajrore dhe do të fillojmë furnizimet masive të raketave hipersonike Zircon me bazë në det,” tha ai./VOA

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...