Lajme

Putin provon ta shantazhojë BE’në

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 23 March 2022

Presidenti Putin po provon ta shantazhojë BE-në pas sanksioneve që i janë vendosur Federatës Ruse shkaku i agresionit rus në Ukrainë. Putin ka vendosur që pagesat për gazin rus të bëhen vetëm në valutën kombëtare të Rusisë, Rubla. Evropa importon 40% të gazit nga Rusia.

“Kam marrë vendim që të ndryshoj mënyrën e pagesës në Rubla për furnizimet me gazin natyror për shtetet armiqësore”, tha Putin në një takim me zyrtarët qeveritarë në Kremlin, shkruan Bloomberg.

Putin ka urdhëruar që kjo mënyrë e re e pagesës të zbatohet brenda javës.

-Advertisement-

“S’ka kuptim që mallrat që i dërgojmë në BE dhe ShBA të paguhen me euro apo dollarë”, ka thënë Putin në takimin me zyrtarët qeveritarë.

Rusia ka vendosur një sërë shtetet në listën e shteteve armiqësore përfshirë shtetet anëtare të BE-së, ShBA-në, Kanadanë, Australinë, Japoninë etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera