Lajme

Putin premton “fitore” ruse

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 03 March 2018

Presidenti rus, Vladimir Putin ka premtuar “fitore” për Rusinë në një marsh zgjedhor në Moskë, gjatë ditës së sotme.

Putin i ka bërë këto komente vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

“Ne dëshirojmë që shteti ynë të jetë i ndritur dhe të shikojë drejt së ardhmes, ne do të bëjmë gjithçka që fëmijët dhe nipat tanë të jenë të lumtur”, ka thënë ai derisa audienca brohoriste në stadiumin Luzhniki.

-Advertisement-

“Askush nuk do ta bëjë këtë për ne. Andaj kur ta arrijmë këtë, dekadat tjera dhe i gjithë shekulli 21 do të jetë i shënuar nga fitoret tona”, ka thënë Putin.

Para fjalimit të tij, atletët olimpikë dhe persona të tjerë të famshëm janë ngjitur në skenë për të treguar mbështetjen e tyre për presidentin rus.

Putin ka qenë president apo kryeministër i Rusisë nga viti 1999.

Ai tani kërkon një tjetër mandat gjashtë vjeçar në Kremlin, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars.

Popullariteti i Putinit, kontrolli i tij në institucione të fuqishme dhe ajo që kritikët e quajnë si shtypje të kundërshtarëve ndër vite, do t’i sigurojnë presidentit aktual edhe një tjetër fitore.

Më 1 mars, gjatë fjalimit të tij vjetor drejtuar kombit, Putin ka prezantuar një gjeneratë të re të të armëve të “pamposhtura” ruse.

Deklaratat e Putinit për armët kanë rritur shqetësimet për një garë të re armësh, në diskutimet e liderëve botërorë, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin amerikan, Donald Trump dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera