Putin përjashton përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 28 October 2022
Presidenti rus Vladimir Putin mohoi të enjten se kishte ndonjë qëllim për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë, por e përshkroi konfliktin atje si pjesë e përpjekjeve të supozuara të Perëndimit për të siguruar dominim global, për të cilin ai këmbënguli se janë të destinuara të dështojnë.
Duke folur në një konferencë të ekspertëve ndërkombëtarë të politikës së jashtme, Putin tha se është e kotë që Rusia të godasë Ukrainën me armë bërthamore.
“Ne nuk shohim nevojë për këtë”, tha Putin. “Nuk ka asnjë kuptim në këtë, as politik, as ushtarak”, tha ai.Putin tha se një paralajmërim i mëparshëm për gatishmërinë e tij për të përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë” nuk përbënte një goditje bërthamore, por ishte thjesht një përgjigje ndaj deklaratave perëndimore për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
Ai përmendi veçanërisht ish-kryeministren britanike, Liz Truss, e cila kishte thënë kohë më parë se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore nëse do të bëhej kryeministre e Britanisë, një vërejtje që ai tha se shqetësoi Kremlinin.
“Çfarë duhej të mendonim?” tha Putin. “Ne e pamë këtë si një pozicion të koordinuar, një përpjekje për të na shantazhuar”, deklaroi ai.
Në një fjalim të gjatë plot me kundërshti kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, Putini i akuzoi ata se po përpiqeshin t’u diktonin kushtet e tyre kombeve të tjera në një lojë dominimi “të rrezikshme, të përgjakshme dhe të ndyrë”.
Më 24 shkurt, Putin, urdhëroi ushtrinë ruse që të filloj pushtimin e Ukrainës. Që nga ajo kohë forcat ukrainase janë duke luftuar me ato ruse për çlirimin e territoreve të okupuara./REL
Të tjera
-
Vushtrria i jep përkrahje të jashtëzakonshme kandidates së LDK-së, Rrezarta Krasniqi
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të martën një tubim zgjedhor në qytet...
-
Delegacioni i AP-së së KiE-së: Bojkoti i tri televizioneve nga partia në pushtet, i dëmshëm për informimin publik
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), pas v...
-
Vlora Dumoshi: Siç thotë populli, nga Gollaki del i pari e bajraktari
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një t...
-
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zgjedhjen e Besnik B...
-
Osmani takohet me deputetin e Bundestagut, flasin për ekonominë e çështjet e sigurisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Bundestagu...
-
Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”
Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është t...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Siç e kemi kuptuar, Shërbimi Informativ s’ishte në përputhje me Rezolutën 1244
Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer deklaroi të mërkurën...
-
Jeta Rafuna pas tubimit zgjedhor në Llap: Aty ku ndihem si në shtëpinë time
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...
-
Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sụlmi i qenit, reagon Policia
Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga ...
-
Podujeva mirëpret me një takim madhështor 11-shin e LDK’së, Xhafer Gashin
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, k...
-
William Walker me dedikim edhe për Besnik Tahirin: Do ta ruaj si frymëzim dhe tregim autentik të lirisë
Besnik Tahiri, kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka t...
-
Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital nga një grua që kishte gënjyer për 9 muaj se ishte shtatzënë, prindërit përjetojnë tmerrin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, k...