Lajme

Putin paralajmëron se raketa më e re do të jetë funksionale në fund të vitit

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 21 June 2022

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh “krenar”për aksionet e kryera nga ushtarët e tij në Ukrainë, atë që Kremlini e quan një operacion special ushtarak”.Jemi krenarë që gjatë operacionit special ushtarak, luftëtarët tanë veprojnë me kurajo, profesionalizm, si heronj të vërtetë”, – u shpreh Putin gjatë një takimi me studentët e akademisë ushtarake të transmetuar në televionin rus.

Duke iu referuar sanksioneve të vendosur nga Perëndimi, pas ndërhyrje s në Ukrainë, ai tha se “ato do të tejkaloheshin”.Dhe “në kohën kur duhet të përballemi me kërcënime dhe rreziqe të reja, ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe të forcojmë forcat tona të armatosura”, – tha ai, duke premtuar se raketa e re interkontinentale “Sarmat”do të jetë funksionale në fund të vitit.

“Nuk ka asnjë dyshim se do të jemi akoma më të fortë,”- shtoi Putin.Raketa balistike “Sarmat” u testua në prill. Kjo armë, sipas ministrisë së mbrojtjes ruse, është e aftë të “depërtojë në çdo sistem të mbrojtjes raketore ekzistuese ose të së ardhmes” dhe vetë Putini kishte njoftuar se do t’i japë garanci sigurie Rusisë “kundër kërcënimeve aktuale” dhe “do t’i bëjë ata që bëjnë komente kërcënuese, të reflektojnë”.

Më 24 shkurt, Putin dërgoi trupat ushtarake në Ukrainën fqinje për “të çmilitarizuar”dhe “de-nazifikuar”vendin.Putin ka thënë shpesh herë se ekonomia ruse ia ka arritur qëllimit për të përballuar sanksionet e paprecedentë të vendosura nga perëndimi.

Të tjera