Lajme

Putin paralajmëron Poloninë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 21 July 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar të premten shtetin anëtar të NATO-s, Poloninë, se ka ambicie territoriale në ish-Bashkimin Sovjetik.

Mes tjerash, Putin ka thënë se secili agresion kundër Bjellorusisë do të konsiderohet sulm ndaj Rusisë, dhe se Moska do ta mbronte shtetin fqinj me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.

Komiteti i Sigurisë në Varshavë ka marrë vendim të mërkurën për t’i dërguar disa njësite ushtarake në lindje të Polonisë pasi anëtarë të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Bjellorusi, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve PAP, duke e cituar sekretarin e komitetit.

-Advertisement-

Të mërkurën, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është parë në një video duke i mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke u thënë se nuk do të marrin më pjesë në luftën në Ukrainë, mirëpo do të përgatiten për Afrikë teksa e stërvitin ushtrinë bjelloruse. Prigozhin ka thënë se Wagner, i cili ka zhvilluar luftë të ashpër në qytetin ukrainas të Bahmutit, është forca luftarake më efektive e Rusisë.

Mirëpo përplasjet e shpeshta me udhëheqësit ushtarake në Moskë, kanë rezultuar me nisjen e një rebelimi nga ana e tij, katër javë më parë.

Rebelimi ka përfunduar me një marrëveshje që parasheh largimin e Wagnerit në Bjellorusi, apo anëtarësimin e pjesëtarëve të grupit në ushtrinë ruse. Putin ka thënë se ka raportime në media se një njësit polako-lituanez do të shfrytëzohet për operacionet në perëndim të Ukrainës – pjesë të së cilës dikur i kanë takuar Polonisë – dhe që ta pushtojë territorin atje.

“Dihet mirë se ata ëndërrojnë edhe tokën bjelloruse”, ka thënë ai, pa ofruar ndonjë të dhënë.

Polonia, në anën tjetër, ka hënë se nuk ka ambicie territoriale në Bjellorusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera