Lajme

Putin: NATO ‘një kërcënim i dukshëm’ për Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 09 May 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.

Ai thotë se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin” dhe shtoi se po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, ku ai ka thënë se operacionet e Rusisë tani janë të fokusuara, transmeton Klankosova.tv.

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”, tha ai gjatë fjalimit në “Ditën e Fitores”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera